Gazetari i njohur Dritan Shakohoxha ka zyrtarizuar kandidaturën për postin e presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Shakohoxha ka shpalosur disa nga objektivat që ai do kryejë nëse arrinë që të fitojë garën për president të FSHF-së.
Në postimin e tij Shakohoxha shkruan:
“Të rindezim pasionin për futbollin. Disa nga objektivat.
– Të kemi 30- mijë futbollistë nga 13- mijë që kemi sot.
– Nga 8 Shoqatave Rajonale, kalimi në 11 Federata Rajonale: Vlora, Lushnja dhe Kavaja të jenë më vete.
– Futbolli paguan 100- mijë euro qira në muaj për fushat e stërvitjes, kosto 1.2 milion euro në vit që duhet të mos ekzistojë më për asnjë Akademi.
– Secili rajon do të ketë kompleks sportiv me 4 fusha si dhe me zyra të Federatës rajonale për të gjithë antarët e saj. Tirana, si Federata më e madhe i duhen 3 komplekse”, shkruan kandidati për postin e presidentit të FSHF-së Dritan Shakohoxha.
Më poshë prononcimi i plotë.