Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë ka reaguar pas padisë që i është bërë pastorit Akil Pano nga komuniteti LGTB, pse ai mbron familjen dhe martesën mes heteroseksualëve.
Në reagim thuhet se Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi është poziocionuar pro LGTB, duke diskriminuar në fakt të krishterët, të cilëve iu ndalohet e drejta e fjalës dhe e shprehjes, për besimin e tyre.
Reagimi i Vëllazërisë Ungjillore
“Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë ka ndjekur me shqetësim proçesin e paditjes së pastorit Akil Pano për diskriminim të komunitetit LGBD dhe shikon me shumë shqetësim faktin, që Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, cënon themelin e shoqërisë tonë, qofshin këto laike apo të besimit të krishterë.
Ky institucion i ngritur në bazë të parimeve themeltare të shoqërise tonë, kërkon me doemos të ngrejë një polemik duke sulmuar padrejtësisht pastorin Akil Pano, jo vetëm për qëndrimin doctrinal, por edhe kundër qëndrimit të përbashkët që shoqëria shqiptare ka për konceptin e familjes (e pasqyruar kjo qartësisht në kodin e Familjes në nenin 7 të saj).
Ndaj vëllezër dhe motra shqiptarë, të besimit të krishterë apo jo, nga sot të mbrosh e të shprehësh publikisht vlerat e përbashkëta të familjes, të martesës apo të drejta të fëmijëve është e dënueshme.
Ky është shqetësimi më i madh, kjo është goditja më e madhe që i bëhet shoqërisë tonë. Pastor Akil Pano ka mbrojtur jo vetëm besimin e tij fetar por gjithashtu ai ka mbrojtur familjen, nocionin bazë të saj dhe vetëm për këtë arsye ai sot nga Komisioneri për mbrojtje nga diskriminimi e diskriminon atë duke i kufizuar të drejtën e shprehjes të së vërtetës, të nocioneve që të gjithë ne jemi dakortësuar të bashkëjetojmë në këtë shoqëri.
Ndërkohë shprehja e qëndrimeve që cënojnë kodin e familjes, bazën e shoqërisë sonë, por edhe bazën e doktrinës së krishterë, quhet shprehje e mendimit të lirë dhe kjo duhet të prevaloj dhe t’i imponohet shoqërisë tonë si mendime novatore apo në çfarëdo lloj etiketimi që mund të jetë i përshtashëm.
Qëndrimi i Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi është në kundravajtje të plotë të Kodit të Familjes apo të shprehjes së lirisë së besimit dhe është akt që cënon rëndë cilindo që mbron parimet bazë të familjes, duke krijuar një precedent të rëndë në të ardhmen.
Ndaj Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë e shikon me shqetësim këtë proçes të montuar me keqdashje, jo vetëm kundër besimtarëve të krishterë, por kundrejt të gjithë shoqërisë shqiptare në terësi, cënimi i shprehjes që i është bërë pastor Akil Panos, do të mund të përdoret kundër cilitdo që ngre në mbrotje vlerat e shoqërisë tonë apo shpreh lirshëm përkatësinë e tij fetare.
Duam të theksojmë gjithashtu se Vëllazëria Ungjillore ka qënë pjesë në themelet e para të shtetit shqiptar, dhe do ti qëndrojë besnike parimeve shoqërore mbi të cilat është ngritur Republika e Shqipërisë!
Vëllazëria Ungjillore e Shqipëri