Luiz Ejlli kishte një kërkesë për Kiara Titon.
Luiz i ka kërkuar në formë shakaje Kiarës që t’i tregojë ndonjë informacion nga jashtë.
Kiara nga ana tjetër është përgjigjur menjëherë duke i thënë a do të të japë informacion?.
Por Luizi nuk ka pranuar dhe me shaka i tha Kiarës që po të ishte në vendin e saj do ta kishte marrë prej krahësh e do t’ja kishte thënë të gjitha.
“O Kiara po si moj Kiara mbas gjithë asaj dashnie që je për mu nuk më dhe informacion. Të isha unë do të kisha thënë, do të kisha marrë prej krahësh e do t’i kisha thënë të gjitha”, tha ai.