Të gjithë në të njëjtin mendim, personazhet publikë reagojnë ndaj kërcënimeve të Olta Gixharit

Kërcënimet e Olta Gixharit në shtëpinë e “Big Brother Vip” se do të “hapë arkivat” për jetën jashtë të Kiarës dhe Efit, po marrin shumë reagime në rrjet. Përveç fansave të banorëve dhe ndjekësve të “BBV” kanë reaguar edhe shumë personazhe të njohur përmes rrjeteve sociale, të cilët i kanë dalë gjithashtu kundra deklaratave të Olta Gixharit.




Ja disa prej reagimeve:

Meridian Ramçaj:

   

Fatma Haxhialiu:

Lei Kraja:

Aulona Musta:

Ronaldo Sharka:

 

Më herët, në një postim në Instastory, personi që menaxhon faqen e Efi Dhedhes në Instagram, reagoi duke shkruar se kjo është një lojë e shëmtuar nga ana e Oltës.

“Besoj se sjellja e Efit kundrejt Oltës dhe çdo gjë që ajo ka thënë vërtetohet me këto pamje të shëmtuara kërcënimi për një vajzë që supozohet të gjykohet për çfarë bën brenda “Big Brother”, jo jashtë, por mbi të gjitha nuk është vegël e një loje të shëmtuar duke goditur jetën personale të banorëve aty brenda”– thuhet në postim.

Çfarë deklaroi Olta?

Olta ka “kërcënuar” se di shumë gjëra për Kiarën dhe Efin duke u shprehur se Tirana është e vogël dhe se me informacionet që ka mund t’i nxjerrë nga formati.

Do i nxjerr të gjitha gjërat që di për Kiarën. Tirana është e vogël. Kam arsenal, di gjëra plot. Do i rreshtoj të gjitha për Kiarën, e di sa shumë di? Avash-avash”- tha Olta për moderatoren.

Ndërsa për Efin u shpreh: “Edhe asaj tjetrës Efit i kam gjëra, që ajo nuk e ka idenë që unë i di. Atë po të dua, me një fjali e nxjerr jashtë.”

Në fakt “Big Brother” nuk ndërtohet mbi informacionet që banorët mund të kenë për njëri-tjetrin, por presim të dëgjojmë se çfarë di Olta, nëse do vendosë që t’i thojë…

Author: morevesh