Më në fund ka ardhur ngjarja astrologjike më e pritur e vitit: Jupiteri ka kaluar në shenjën e Peshqve dhe kjo sjell një valë pozitiviteti për disa fusha të jetës sonë.
Në gjithë rrëmujën që mund të ketë në fundvit hyrja e Jupiterit në shenjën e Peshqve, në 29 dhjetor 2021, është ngjarja astrologjike më e pritur e vitit.
Për të kuptuar pse të gjithë astrologët janë kaq entuziastë për këtë tranzit, së pari duhet të kuptojmë se Jupiteri është planeti i rritjes, bollëkut, zgjerimit dhe eksplorimit, fizik dhe psikologjik.
Është një planet i lidhur me tendencat kolektive që më pas kanë ndikim tek ato individuale dhe kjo është arsyeja pse ky tranzicion është i shumëpritur për vitin 2022. Pas një viti në Ujorin serioz, analitik, hyrja në shenjën e ëndrrave dhe të ndjeshmërisë sjell përmirësime në të gjitha shenjat e horoskopit.
Është një kthim në shtëpi për këtë planet që rikthehet për t’u shprehur ashtu siç duhet. Kini parasysh se hera e fundit që ai ishte në shnjën e Peshqve ishte viti 2010. Ky është një tranzicion optimist por Jupiteri mund të jetë gjithashtu ekzagjerim dhe bollëk i tepruar.
Ja si do të ndikojë ai tek të gjitha shenjat:
Dashi
Një përmirësim në anën shpirtërore dhe psikologjike. Me Jupiterin tek Peshqit është më e lehtë të shikoni brenda vetes, të zbuloni aspekte të reja të personit tuaj, të bëni paqe me pjesët më të thella. Do të “zhyteni” në veten tuaj për të kuptuar më shumë.
Demi
Do të zgjeroni miqësitë por kjo do të thotë që duhet të largoheni nga pjesa tjetër. Me Jupiterin te Peshqit, hapet një vit mundësish për biseda, përkushtim ndaj komunitetit ose, më thjesht, një vit në të cilin mund të takoni njerëz të rinj. Hidhuni në aksion!
Binjakët
Ky kalim i Jupiterit do të thotë realizimi i aspiratave dhe ëndrrave tuaja. Do të besoni shumë në gjërat që doni të arrini dhe mund të krijohet një rruge drejt realizimit të qëllimeve që keni dhe ambicieve. Është pikërisht ky viti që duhet të ëndërroni shumë!
Luani
Me Jupiterin te Peshqit, vitin e ardhshëm do të keni mundësi të gëzoni mbështetje nga jashtë, miqtë ose persona të rinj. Një mbështetje e cila mund të jetë një ndihmë konkrete.
Virgjëresha
Me Jupiterin te Peshqit fillon një vit me fokus të madh në ndërtimin e lidhjeve të qëndrueshme, të dashurisë apo miqësisë. Me besimin që ky planet ju jep ju do të kuptoni se cilët njerëz janë të përshtatshëm për ju.
Peshorja
Të përmirësoni shëndetin dhe rutinën tuaj do të thotë të hiqni dorë nga zakonet e këqija, të kuptoni se çfarë keni nevojë për t’u përmirësuar, por mbi të gjitha të gjeni ritmin e duhur. Me Jupiterin te Peshqit vjen një vit në të cilin do të ndiheni më mirë me trupin tuaj dhe në jetën tuaj të përditshme. Gjeni prioritetet!
Akrepi
Të shprehësh krijimtarinë tënde do të thotë të gjesh kohë për t’ju përkushtuar, të argëtoheni, të zbuloni atë që doni të tregoni dhe pse jo, ndonjëherë është mjaftueshëm të provoni hobi dhe pasione të reja. Me Jupiterin te Peshqit, hapet një vit në të cilin do të gjeni atë që ju emocionon, stimulon dhe frymëzon.
Shigjetari
Me Jupiterin te Peshqit, viti i ardhshëm është një rikthim në fëmijëri, në të cilin do të bëni paqe me përvojën tuaj.
Bricjapi
Të gjesh zërin tënd do të thotë të marrësh informacion, të lexosh, të zhvillosh të menduarit kritik, të debatosh. Me Jupiterin te Peshqit hapet një vit në të cilin zhvillimi i mendimit dhe komunikimit zënë gjithnjë e më shumë hapësirë.
Ujori
Të gjesh pasuri do të thotë të përpiqesh të gjesh burime të reja të të ardhurave, por edhe të dish të njohësh atë që keni, të vlerësoni dhe burimet tuaja. Me Jupiterin te Peshqit, 2022 është një vit në të cilin do të ndjeheni të bollshëm, në çdo kuptim.
Peshku
Të gjesh veten do të thotë të hapesh ndaj mundësisë dhe idesë që mund të ndryshoni, të bëni gabime, të vraponi dhe të rrëzoheni, të ngrihet sërish dhe të provoni dhe njëherë. Tani që Jupiteri është në shenjën tuaj, hapet një vit në të cilin do të eksploroni identitetin, përvojën dhe zhvillimin tuaj. Eksploroni veten!