A gënjejmë në intervistat e punës? Ekspertët e fushës thonë “Po”.
Gënjeshtrat i nisim që kur jemi të vegjël dhe pastaj kur rritemi thjesht ndryshojmë dinamikën. “Intervistat e punës janë një shtirje e nivelit të lartë”, kështu i quan Robert Feldman.
Disa nga gënjeshtrat më të mëdha?
Gënjeshtër kandidati: Kënaqësi që të takova. E adhurueshme kjo fotoja që ke vënë në tavolinë. Edhe unë e ngjita këtë malin gjatë kësaj vere.
Gënjeshtër punëdhënësi: Siç e dini, ne jemi një nga kompanitë më të mëdha dhe më serioze në këtë fushë.
Gënjeshtër kandidati: Në punën e fundit që isha më quanin “djali i ideve”.
Gënjeshtër kandidati: E lashë punën se doja një eksperiencë të re.
Gënjeshtër punëdhënësi: Ne jemi si familje këtu. Kemi një balancim shumë të mirë të jetës personale dhe profesionale.
Gënjeshtër kandidati: Rrogën e kisha tek puna e parë mbi 1 milion lekë.
Gënjeshtër punëdhënësi: Ne nuk e dimë nëse mund t`i përafrohemi kësaj rroge, por këtu ke shumë mundësi rritjeje dhe shpejt madje.