Personat që flasin me veten shihen jo me sy të mirë nga shoqëria.
Por studimet kanë treguar se të flasësh me veten ka disa gjëra pozitive.
Një bisedë me veten, që në ditët e sotme cilësohet dhe si meditim të ndihmon të çlirohesh nga energjitë negative, të relaksosh trurin dhe të zgjidhësh shumë nga pikëpyetjet që keni në kokë.
Biseda me veten mund të jetë negative ose pozitive, inkurajuese ose e sikletshme por në çdo rast ajo varet nga personaliteti i gjithkujt.
Nëse gjërat i shihni me optimizëm, edhe biseda me veten do t’ju çojë në rezultate të mira.
Gjithashtu një mendim pozitiv do të shprehej si një menaxhim shumë I mirë I stresit.
Një studim i vitit 2010 tregon se optimistët kanë një cilësi më të mirë të jetës.
Pse është efektive biseda me veten?
Përmirëson performancën dhe mirëqenien e përgjithshme.
Hulumtimet tregojnë se biseda me veten nga një këndvështrim më optimist mund të kenë përfitime të tjera shëndetësore, duke përfshirë: gjallërinë, funksionimin më të mirë të sistemit imunitar, mirëqënje fizike, shëndet I mirë kardiovaskular.