Tapë nga alkooli dhe me brekët nëpër këmbë, ylli i Manchester City shkakton skandal në Angli (video)

Kyle Walker, mbrojtësi 32-vjeçar i Manchester City u “kap mat” në një shfaqje të shëmtuar me një shoqe femër, pasi arriti i dehur në një local të Manchesterit.

Sjellja e tyre e tmerrshme deri në orën 7 të mëngjesit tronditi publikun e Manchesterit, pasi videoja u bë publike nag “The Sun”. Walker, i cili del krejt i paturpshëm (i pacipë) mund të përballet me një hetim policer tashmë dhe rrezikon dy vite burg për sjellje të pahijshme në publik.




Pamjet tregojnë futbollistin e dehur që mundohet të ekspozojë organet e tij gjenitale, me pantollonat nëpër këmbë; pra të ulura. Njëra nga dy gratë në grupin e tij të harbuar bërtet dhe qesh me prekjet e futbollistit të kombëtares së Anglisë.

Pak minuta më vonë, mbrojtësi i Manchester City e nduk me prekje nga gjoksi femrën, në mesin e lokalit, ku të pranishëm janë dhe të tjerë.

 

Gruaja e tij, Annie, 30 vjeçe, nuk është askund në këtë incident, që po bën bujë të madhe në Angli. Pra, ajo ishte në shtëpi kur burri futbollist bëhej “tapë” dhe lëshohej femrave të tjera.

Aktet e turpshme publike të Walker erdhën 24 orë pasi e ndihmoi skuadrën e tij të fitonte 2-0 ndaj Newcastle United.

Pas ndeshjes, trajneri Pep Guardiola tha: “Iu jap dy ditë pushim lojtarëve, por të qëndrojnë në shtëpi. Unë nuk dua t’i shoh ata, ata nuk duan të më shohin mua”.

Futbollisti në fjalë, që paguhet 150.000 £ në javë, ishte dukshëm i dehur kur mbërriti në lokalin e natës në Manchester me femrat bjonde, plus disa shokë, të dielën mbasdite. Ai kaloi 90 minuta duke pirë dhe vallëzuar me shoqe femra.




Megjithëse Walker mund të pretendojë se “ndukja” e tij dhe ulja e pantollonave ishte një shaka, ai mund të merret në hetim për ekspozim të pahijshëm, i cili nëse provohet mbart burgim maksimal 2-vjeçar.

Një burim tha: “Pamjet e videos janë vërtet shqetësuese. Bjondia në video nuk është gruaja e Walker, megjithatë ai i zgjat putrat në gjoksin e saj”.

https://twitter.com/i/status/1633269965158510592

 

 

Author: morevesh