Mediat e huaja kanë zbuluar mesazhin dhe foton e fundit te një nënë, e cila ishte në bordin e avionin indonezian, para se ai të rrëzohej në det.
Nëna ishte në avion bashkë me fëmijët e saj dhe në foton e publikuar para se mjeti të rrëzohej, shihet nëna e qeshur bashkë me 3 fëmijët e saj,
“Mirupafshim familje. Tani po shkojmë në shtëpi”, shkroi ajo krahas fotos, shoqëruar me dy emoji puthje.
Rathi Windania humbi jetën me 3 fëmijët e saj, duke shuar një familje të tërë. Avioni ‘Boeing 737’ u rrëzuar vetëm 4 minuta pas ngritjes, ndërsa raportohet se kanë humbur jetën 62 pasagjerët që ndodheshin në bord/korrieri.al