Tani ‘parashikon’ të ardhmen e marrëdhënies Luiz-Armaldo!

Prishja e miqësisë midis Armaldo Kllogjerit dhe Luiz Ejlli ka përfshirë edhe banorët e tjerë. Duke qenë se bashkëjetojnë me njëri-tjetrin edhe atyre iu lind e drejta të komentojnë ose të thonë këndvvështrimin e tyre sa i përket kësaj çështje. Së fundmi ka qenë Tani, i cili edhe nga vetë banorët brenda është konsideruar si personi që nuk flet shumë, por kur flet flet saktë, i cili ka thënë diçka për Maestron dhe Luizin.




I ftuar në emisionin radiofonik që po zhvillohet në “BBV” nga gjithë banorët ai është pyetur nga Nita nëse mendon se do të ketë një rikthim të Luizit dhe Armaldos të disa ditëve më parë?

Tani u shpreh se beson se kjo gjë do të ndodhë, pasi ka dëgjuar shpesh të thuhet nga Maestro se do t’i qëndrojë larg Luizit dhe nuk ia ka dalë.

“Besoj se pavarësisht qëllimit, do të tentojnë të afrohen me njëri-tjetrin. Me çfarë shoh tek Luizi ai vazhdon e luan me të.”

Nga ana tjetër Luizi sot teksa ndodhej në oborr me Bledi, Nitën dhe Kiarën i ka mëshuar asaj që tha edhe mbrëmë që Armaldo i merr gjërat siç do vetë teksa nuk hezitoi edhe ta thërriste me epitetin “servil”.

“Sipas mendjes së tij dhe fjalëve që tha mbrapa, ti ke dalë që je pro bullizmit, pro talljes dhe fyerjeve. Kupton? Pse” Se nuk ishe pro solidarizimit. Për atë e kemi të gjithë të shkruar qëkur kemi ardhur në jetë, mos e fyej tjetrin, mos i thuaj gjënë e rëndë. Atë na e mëson familja, na e mësojnë në shkollë. Nuk presim të na mësojë servili në këtë moshë. Të gjitha mënyrë tallje mund të jenë, në varësi si i merr ti,”-u shpreh Luizi.

Author: morevesh