Në spektaklin e 1 janarit, Ilir Shaqiri u surprizua nga vajza e tij, e cila këndoi për të.
Në një moment, Iliri e puthi vajzën në buzë, gjë që u komentua gjatë. Në një intervistë për “Shqipëria Live”, Emily tha se kishte 4 muaj pa e parë të atin, ndaj mund të shihej e keqja diku tjetër jo tek puthja në buzë. Përveç kësaj, Emily foli për lojën e Ilirit dhe për banorët e tjerë VIP që i pëlqejnë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Emily: Akoma nuk po arrij ta kujtoj se çfarë ndodhi atë natë. Aroma e tij më mungonte tmerrësisht shumë.
Pyetje: Përveç babit kush të duket lojtar i fortë në shtëpi?
Emily: Një person që më pëlqen shumë është Arjola, por konsideroj të fortë edhe Donaldi, megjithëse nuk më pëlqen se zihet gjithmonë me babin.
Pyetje: Çfarë mendimi ke për Einxhel, për të cilën Iliri ka thënë se mund të jenë miq në të ardhmen?
Emily: Mendoj që është njeri i pjekur dhe e ka treguar por nuk është njeri i mbyllur ngushtë brenda ideve të tij. Mund ta ketë konsideruar “armike”, por mund të jenë miq kur të dalin jashtë.
Pyetje: Kë do të doje të kishe takuar përveç babait dhe ti thoje diçka?
Emily: Arjola se më pëlqen si njeri dhe se është shoqja e babait. Do t’i thoja që më pëlqen si njeri dhe do të doja ta shihja në finale.