Dy djemtë e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, Alesio dhe Aureli shpëtuan duke u hedhur nga dritarja. Ndërsa kryeministri Rama si tifoz i Juventusit mundësoi që dy djemtë, por edhe vetë ai të takonin Cristiano Ronaldon dhe Gianluigi Buffon.
Takim në fakt që u përfol shumë, disa e quajtën si blerje, ndërsa disa të tjerë si show. Por më shumë detaje gjatë këtij takimi ka dhënë Olsi Rama, vëllai i kryeministrit ishte i ftuar në emisionin “Paso” në Top Albania Radio.
“Për çudi nuk e kam lexuar fare këtë ‘blerës’ dhe nuk është aspak e vërtetë. Është thjesht një takim i organizuar nga miqtë e tim vëllai tek Juventusi dhe Lazio gjithashtu sepse ka edhe Igli një rol në këtë pjesë. Me thënë të drejtën nuk e kam pyetur, di që nga ai takim mua më ka ardhur një fanellë e Cristiano Ronaldos me firmë edhe kaq.” Përfundon Rama
Burimi: Top Albania Radio