Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri prej tre ditësh po mbahet i izoluar në burgun 313-të Jordan Misja, pas vendimi të dhënë nga gjykata e posaçme e apelit që e dënoi me 3 vite katër muaj burg.
Paraditen e së hënës Tahiri ka zhvilluar takime në ambientet e paraburgimit me familjarët dhe dy avokatët e tij mbrojtës, Maks Haxhiaj dhe Dritan Jahaj.
Burime nga drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bëjnë me dije se, në ditët në vijim pritet transferimi i tij në burgun e Rrogozhinës, kjo për shkak se burgu i Vaqarrit është në rikonstruksion.
Për një periudhë 10 ditore ish-ministri do të jetë në vëzhgim nga autoritetet e burgjeve për arsye sigurie kjo për shkak se në ambientet e burgut 313 qëndrojnë të dënuar me rrezikshmëri të lartë.
Saimir Tahiri u dënua nga gjykata e apelit të posaçëm me 3 vite e katër muaj burg për shpërdorim detyre.