Superheronjtë zbritën nga çatia, me litarë për ti çuar një telefon të ri Eljonit, 17 vjeç, i cili është duke bërë bet ejën me një sëmundje të rëndë në Itali. E gjithë skena u regjistrua në Pisa, ku i riu shqiptar është i shtruar në spital pre disa kohësh. Eljoni kishte kërkuar një telefon të ri celular për të mbajtur kontaktet me miqtë e tij që ndodhen në Shqipëri, nga e cila u largua për të pasur një trajtim më të mirë mjekësor.
Ai nuk po u besonte syve kur pa fasadën e konstruksionit me superheronjtë, që po zbrisnin nga çatia dhe mes tyre edhe Hulk, personazhi i tij i preferuar. “Kur Eljon mbërriti këtu ai nuk dinte asnjë fjalë në italisht dhe në një situatë jashtëzakonisht të rëndë klinike”, tonë përfaqësuesit e spitalit ku ai po kurohet.
“Ai provoi të ishte një djalë fantastik, i përgjegjshëm, i mirë, i ëmbël. Çfarë emocioni për ta parë atë kaq të lumtur”.
Kjo surprizë u bë e mundur nga organizata jofitimprurëse “Make a Wish” me stafin e EdiliziaAcrobatica.
“Ishte emocionuese të jesh Hulk për një ditë”, thotë superheroja Michele, “të zbresësh nga çatia për ta bërë ditën e Eljonit edhe më të veçantë dhe t’i japësh smartphone-in e ri “./shkoder.info