Pushimet e fundvitit po kryhen në Argjentinë për bashkëshortët Wanda dhe Icardi. Çifti i njohur në botën e futbollit, pas skandalit me China Suarez, më në fund ka gjetur qetësinë.
Sulmuesi i PSG-së iu bashkua showgirl-it dhe fëmijëve në shtëpinë që kanë në Nordelta për të kaluar pushimet. Mes drekave, darkave dhe festave në pishinë, Icardi dhe Wanda patën kohë t’iu përgjigjen edhe disa “sondazheve” në Instagram.
Bashkëpunëtor dhe i dashuruar, Icardi ka postuar një foto pranë pishinës me Wanda, duke iu bërë një pyetje ndjekësve të tij. “Çfarë më pyeti Wanda?” – shkroi Maurito, duke shtuar tri përgjigjet e mundshme.
Shkojmë në një udhëtim, bëjmë një fëmijë tjetër ose marrim një sy gjumë; këto janë tri opsionet për të zgjedhur. Cila ishte kërkesa e Wandës? Këtë e ka treguar vetë sulmuesi, duke i lënë pa fjalë fansat e çiftit.
Sipas asaj që tregoi Icardi, showgirl-i argjentinas do t’i kishte kërkuar atij që të bënin një fëmijë tjetër. Një mënyrë për të ‘vulosur’ dashurinë e rigjetur apo thjesht një sugjerim kalimtar? Këtë mbetet ta zbulojë koha.