Gazetarja Sonila Meço ka reaguar ashpër ndaj sulmit me armë ndaj ‘Top Channel’, ku mbeti i vrarë roja 60-vjeçar Pal kola. Meço shpërthen ashpër ndaj autoriteve duke bërë thirrje të rrethohet me shirita të verdhë nga Hasi në Konispol.
“Pal Kola është 60-vjeçari që gjeti vdekjen tragjike orët e para të mëngjesit të sotëm pranë godinës së ‘Top Channel’. Ai punonte roje në këtë televizion dhe në momentin që autorët kanë shtënë me breshëri AK-47, i ndjeri ka qenë duke u ngrohur me ngrohëse brenda kabinës së tij. Sipas informacioneve, 60-vjeçari priste të dilte në pension, teksa ishte i lumtur që kishte gjetur një punë me të ardhura minimale”.
I ka të gjitha ky tekst kronike nga lajmet e mëngjesit, mjaftueshëm t’ia bëjë copë zemrën edhe më të pandjeshmit. Si erdhëm deri këtu, në vrasjen e një të pafajshmi me ‘bukë në gojë’, në derë të një televizioni kombëtar, pjesë e rëndësishme e historisë mediatike shqiptare me breshëri kallashnikovi, zbrazur me urrejtje e mllef pa pyetur nëse plumbat preknin fasada xhami, shtylla hekuri a trup njeriu në punë të vet?
“Do kemi zhvillime nga SPAK”/ Gazetari plas deklaratën e fortë dhe paralajmëron: Ja cilat janë katër dosjet e ‘nxehta’ që po përfundojnë
Sulmi në ‘Top Channel’, reagon ambasada amerikane dhe bën thirrjen e fortë për autoritetet
Vrasja e rojës në ‘TCH’/ Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë, katër autorët u larguan me “‘BMW” dhe “Audi”, kamerat kapën momentin kur…
Në një vend pa konflikte etnike, fetare, racore, pa kërcënim territori, jo në luftë, sovran: Shqipëria, kjo skenë masive krimi. Rrethojeni me shirita të verdhë nga Hasi në Konispol! Vrasësi dhe viktima janë skenari i përsëritur i “filmit” “Kokat hëngshin!”