Moderatorja Arbana Osmani ka reaguar për herë të parë për sulmin ndaj “Top Channel”, ku për pasojë mbeti i vrarë një person, Pal Kola, roja i sigurisë.
Në një shkrim në rrjetet sociale, Arbana ka shprehur trishtimin e saj në lidhje me ngjarjen e rëndë dhe ka falenderuar publikun për mbështetjen.
Postimi i moderatores:
Këto 24 orë kanë qenë të vështira për mua dhe gjithë kolegët e mi dhe nuk është e thjeshtë të gjej fjalët e duhura për të shprehur dhimbjen, trishtimin dhe zemëratën që ndjej. Shikues e publik që gjatë gjithë ditës sot nuk i ka kursyer mesazhet kurajoze ndaj nesh dhe për këtë ju jam falenderuese gjithmonë. Nuk gjej fjalë për të ngushëlluar 3 fëmijët e Palit që sot humbën babain, përveçse të lutem që Zoti t’u japë forcë të përballojnë humbjen e një njeriu të pafajshëm që sot është heroi im dhe i qindra kolegëve. Bashkë do jemi më të fortë.