Ronela Hajati i është përkushtuar punës dhe karrierës, megjithatë ajo është aktive në rrjetet sociale.
Story i saj i fundit ishte një deklaratë paksa ‘thumbuese’ për disa nga kolegët e saj, të cilëve ka zgjedhur t’i drejtojë disa fjalë në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe pse ende nuk e dimë se cilëve në veçanti.
“Në të gjithë botën, gjithë artistët bashkëpunojnë me njëri-tjetrin si artistikisht, si nga ana njerëzore. Më vjen keq të them që tek ne kjo ndodh në nota minimale, gati-gati inekzistente. Të qenit mendjemadh, fodull ndaj kolegëve nuk të bën kurrë më të suksesshëm. Të gjithë artistët jemi koshientë për ecurinë e këngëve tona dhe gjithë ‘fryerjeve’ që i bëni këngëve! Nuk fitoni asgjë, maksimumi një datë ekstra në Golem… Suksese këtë verë zogj!”- shkruan Ronela.
Më tej, në një tjetër postim në Instagram, ajo shkruan se nuk “ia ka frikën vokalisht” Albina Kelmendit, e cila do përfaqësojë vendin tonë në Festivalin e madh europian këtë vit me këngën “Duaje”.