Reperi, Arkimed Lushaj, i njohur si ‘Stresi’ është shpallur fituesi i Big Brother VIP Kosova.
Stresi qëndroi për 103 ditë në shtëpinë e famshme por më në fund triumfoi duke ‘rrëmbyer’ edicionin e parë të këtij reality show.
Ai ishte në garë me katër konkurrentë të tjerë finalistë: Xhuli Nurën, Vedat Bajramin, Artan Thaçin dhe Mbresa Hajrullahun.
Artisti i njohur fitoi çmimin e madh prej 200 mijë eurosh, ku nga 10 mijë euro shkojnë për secilin finalist. Banorët e parë që u eliminuan nga gara ishin: Mbresa Hajrullahu dhe Artan Thaçi dhe më pas Xhuli.