Prej disa muajsh, Partia Demokratike po kalon periudhën më të vështirë ndonjëherë me demokratët e ndarë në dy kampe: ata që mbështesin Sali Berishën dhe ata që mbështesin Lulzim Bashën.
Situata arriti kulmin më 8 janar kue në selinë e PD, ndodhi një situatë e paprecedentë me dhunë e të lënduar, ku për më shumë se 3 orë pati përplasje mes mbështetësve të dy palëve. Megjithatë protestuesit u larguan me mbërritjen e rreshtimin e Policisë së Shtetit në oborrin e PD-së, ku edhe nisën menjëherë veprimet për hetim.
34 persona u vunë në pranga dhe u lamë të lirë dje nga Gjykata, teksa 18 të tjerë janë nën hetim në gjendje të lirë. Mes të arrestuarve ishte edhe Stresi i cili prej vitesh ka treguar se është një nga mbështetësit më të zjarrtë të Berishës.
Një ditë pasi u la i lirë ai ka sulmuar publikisht sekretarin e Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi. Reperi ka publikuar një foto të Bardhit në Instastory nga intervista e tij në Opinion duke shkruar: “Ik o t ***** ropt se veç ti ta shpif mlre imoral”.