(VIDEO) Stresi merr më në fund mesazhin e shumëkërkuar nga Keisi, ja deklarata e saj

Pas shumë deklaratave dhe të zbuluara nga Stresi, ka ardhur edhe reagimi i Kejsit.

Ish e dashura e reperit ka reaguar për herë të parë pas shumë vitesh për lidhjen e çiftit që janë ende të kurorëzuar por jo bashkë.




Përmes një videoje ajo ka thënë se pret që të flasin jashtë për raportin e tyre.

Më pas ajo i kërkoi që më të mos flitet sëmundja e saj brenda.

Ndërsa, shprehu se nga Stresi pret fitoren.

“Arkimed këtë video po e bëj për ty pasi e kam parë që ke kërkuar një reagim prej meje. Pikë së pari do thoja se sa i përket marrëdhënies sonë kam dashur që të jetë private dhe në këtë rast akoma dua të njëjtën gjë kështu që çfarë kemi ne për të diskutuar mund ta flasim në privatësi kur ti të dalësh. Të kam parë shumë të shqetësuar dhe të kuptoj se je në një situatë që vëzhgohesh 24 orë dhe normalisht kam qenë pjesë e jetës tënde dhe do më përmendësh. Por janë disa tema që nuk dua të përmenden më. Shëndeti im është diçka private dhe nuk dua të përmendet më si temë. Familja ime ndikohet, unë ndikohem. Ty dhe banorëve të tjerë dua t’ju them se nëse keni marrë një vendim për të qenë në një emision, unë nuk e kam marrë vendimin. Ndaj fokusohuni te njerëzit që janë aty dhe te vetja. Do kërkoja të respektoni privatësinë time. Kur të dalësh nga shtëpia ta tregoj unë qejfin (qesh) por deri atëherë çfarë ke për të thënë shpresoj t’i mbash për vete dhe t’i flasim kur të dalësh”.

Author: morevesh