Reperi i njohur, Stresi është shumë aktiv për çështjet e aktualitetit, duke reaguar herë pas here.
Së fundmi, ai është indinjuar lidhur me rritjen çmimit të karburantit. Stresi ka komentuar në një ‘Box Pop’ ku një qytetar thotë se nuk sindikata të organizojnë popullin për të protestuar.
Ndërkohë reperi e mbështet mendimin e qytetarit dhe bën thirrje për protest, duke marrë edhe shembullin e Francës. Stresi thekson se jemi një popull që fle gjumë dhe jemi sllevër.
“Pse ankoheni karburanti PO shkon 2 mi lekë litri sikur sa eshte lire fare!!!! Per 11 cent u dogj e gjithë Franca se ju rriten karburantin 11 cent me shumë? Dmth ata janë kafshe s’janë qytetar qe dalin e protestojne? Kurse ne nuk dalim se kemi qef me qen intelektual hahahaah. Nje popull qe fle gjume eshte skllav dhe pikë”, ka shkruar Stresi.