Meridian Ramçaj po ndan të njëjtën shtëpi me aktoren Monika Lubonja prej muajsh, por siç duket kanë shumë më tepër kohë që ndajnë të njëjtin ‘shef’.
Në databazën e të dhënave personale që nxorri zbuluar pagat e qytetarëve dhe jo vetëm, ka arritur të sigurojë tabelën ku shihet se Ramçaj është i punësuar në Bashkinë Tiranë që drejtohet nga Erion Veliaj.
Ndryshe nga Monika Lubonja e cila ka zgjedhur ta këshillojë Veliajn dhe pse mister mbetet mënyra se si po e bën në muajt e fundit nga “Big Brother VIP”, Meridiani është në një tjetër profil. Ai merr një pagë prej 70 mijë e 120 lekësh si arkitekt pranë Agjencisë së parqeve dhe rekreacionit në Bashkinë Tiranë.
Në fakt, burime kanë treguar se banori i “Big Brother VIP” në fakt shërben si specialist komunikimi, por ndërkohë që ai shijon eksperiencën e radhës televizive, taksapaguesit shqiptarë i bëjnë gati pagën.