Spartak Ngjela flet në transmetim live, ndërkohë që dëgjohet zëri i një videoje me pullë të kuqe (video)

Një video me një incident të sikletshëm gjatë një transmetimi live në një studio televizive me avokatin Spartak Ngjela, po qarkullon së fundmi në rrjetet sociale.

Gjatë një lidhjeje me Skype, teksa Ngjela fliste për gjendjen e tensionuar mes Bashës dhe Berishës dhe akuzave mes tyre dëgjohet papritur zëri i një videoje me pullë të kuqe.

Vetë avokati reagon i habitur teksa dëgjon në kufje zërin e një gruaje dhe pyet gazetaren: “çfarë është kjo, ça ka kështu?”

 

Author: admin