SPAK, viti i prangave në nivele të larta/ ‘Mediu peshk i vogël, ajo që do jetë përtej tij…’

Ky vit ka nisur “i mbarë” sa i përketë drejtësisë, teksa analistë por dhe gazetarë të ndryshëm pretendojnë se vala e arrestimeve të personave në poste të larta do të vijojë.



Së fundmi rikthimi i akuzave dhe marrja në pyetje e ish ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu për tragjedinë e Gërdecit vetëm pak kohë pasi Altin Dumani u zgjodh në krye të SPAK, ka ngjallur shumë diskutime dhe pasiguri skenën politike shqiptare.

Lidhur me këtë çështje analisti, Nikoll Lesi deklaroi se me Dumanin në krye të SPAK, gjatë këtij viti mund të kishte arrestime në nivele të larta të politikanëve që kanë dominuar skenën politike shqiptarëve gjatë 30 viteve të fundit.

“Mund të them që Arben Kraja për mua është një personalitet që hodhi themelet e SPAK-ut ndërsa konturet e muret, do t’i realizojë Dumani. Siç pamë, Dumani mesa kam dëgjuar, është njeri korrekt, i pakorruptuar dhe besoj se ky vit do jetë viti i prangave deri në nivele të larta. Do ketë ndëshkime dhe penalizime të shumicës së politikanëve të këtyre 30 viteve. Mediu do jetë peshk i vogël në krahasim me ata që mendoj se do jenë përtej Mediut”- u shpreh analisti.



Lesi shtoi se interesat strategjike që SHBA ka ndaj Shqipërisë, kërkojnë që në krye të vendit të ketë një klasë politike të pakorruptuar dhe si rrjedhojë pritet të ketë ndëshkime të politikanëve të nivelit të lartë.

“Besoj se këtë vit, do kemi ndëshkime mbi ato nivele për të cilat kemi folur deri tani. Kjo është një reformë që është e iniciuar nga amerikanët. Kanë interesa strategjike në Shqipëri, duan vend pa një klasë politike të korruptuar siç është aktualisht në Shqipëri. Por nevojitet një periudhë 2 apo 3 vjecare që të bëhet një pastrim. Sipas meje nëse njëri njëri prej treshes që kanë dominuar politikën ‘Meta-Berisha-Rama”, ikën tek vendi, atëherë këputet zinxhiri.

Author: morevesh