Pas urdhrit të Gjykatës së Posaçme, SPAK ka nisur verifikimin e pasurive të Sali Berishës dhe Ilir Metës, në kuadër të hetimeve për vjedhjen e rreth 280 kg ar në thesarin e shtetit në vitin 1999.
Me 30 nëntor 2022, gjykata ka ardhëruar gjithashtu SPAK-un që hetojë pasurinë e Ilir Metës dhe Sali Berishës, nëse është deklaruar sipas ligjit dhe nëse ka apo jo lidhje me vjedhjen e thesarit të shtetit.
Në bazë të këtij urdhri, prokurorja e SPAK-ut Manjola Kajana po verifikon pasurinë e dyshes Berisha-Meta dhe të familjarëve të tyre.
Po verifikohen rreth 15 apartamente të deklaraara nga Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, vila në Gjirin e Lalzit, apartamente tek Kodra e Diellit, godina e LSI, si dhe pasuri të dyshuara si të fshehura, ku përfshihen gurore, resorte, hotele etj.
Nga ana tjetër po verifikohen 25 apartamente të deklararuara nga dy fëmijët dhe dhëndri i Berishës, vila në Gjirin e Lalzit, biznese etj