SPAK çon në Kuvend kërkesat për heqjen e mandatit të Fatmir Mediut dhe Alqi Bllakos! I hapet rruga arrestimit

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion sipas burimeve të Panorama.al i ka kërkuar Kuvendit të Shqipërisë heqjen e mandatit për dy ligjvënës.

Burime bënë të ditur se SPAK ka kërkuar heqjen e mandatit të kryetarit të Partisë Republikane, deputetit Fatmir Mediu, i cili është nën hetim pas rihapjes së dosjes së Gërdecit.

Ndërkohë që deputeti i dytë është socialisti, Alqi Bllako, i cili sipas SPAK është hetuar për përfshirjen në çështjen e inceneratorëve.

Me ketë levizje, SPAK kërkon nga Kuvendi heqjen e mandatit në ketë mënyrë t’i hapet rruga një arrestimi të mundshëm, i deputetëve aktual, Mediut dhe Bllako.

Author: morevesh