Sot ka ditëlindjen legjenda Mirush Kabashi, ja sa vjeç bën

Mirush Kabashi lindi ne Shkoder, nga nje familje gjakovare nga i ati, me 17 prill 1948, por u rrit ne Durres. Sot ai mbush 73 vjeç. Me 1970 u diplomua aktor ne Institutin e Larte te Arteve* ne Tirane dhe filloi pune ne teatrin “Aleksander Moisiu”* te Durresit. Aty, vazhdoi deri ne vitin 1994, duke kryer edhe detyren e drejtorit, 1991-1993.

Me pas punoi ne Televizionin Shqiptar, ne departamentin e Programeve Artsitike si ideator dhe prezantues, kurse nga 2002 e ne vijim ne Teatrin Kombetar*. Nga viti 1985, me periudha te nderprera, eshte aktivizuar si pedagog i “Mjeshterise se Aktorit” prane Akademise se Arteve.

Ka interpretuar mbi 100 role net eater dhe 20 te tilla ne kinema. Figurat e misheruara nga M. Kabashi bien ne sy per origjinalitet, finesse dhe elegance, duke frymuar tipa me ndryshime te ndjeshme nga njeri te tjetri, karaktere qe jane perzgjedhur me mencuri de intuite nga mese te ndryshme sociale.

Eshte aktor kryesisht i planit satiric e komik. Spikati fillimisht me krijimin e figures burleske te Telit ne komedine Kartela e verdhe e Haxhi Rames* (1976), ku luajti me lirshmeri dhe tifozin e pasionuar qe ndjek skuadren dhe lojtarin e tij te zemres ndeshje pas ndeshje e hall pas halli duke perdorur nje shumesi detajesh shprehesi, sin e plastike ashtu edhe ne menyren e te folurit.

Ky rol u pasua me tutje me karaktere te tilla komike, si: Diafarusi ne komedine I semuri imagjinar e Molierit (1982), me te cilin luajti mjaft bukur me elegancen plastike te tij, me perpunimin e gjestit, me reverancen dhe ritualin, cka i dhane kesaj figure hirin, sharmin, ngjyrimin dhe stilin klasicist te kohes se perndritjes se salloneve aristokratike te periudhes se Luigjit XIV; Marin Miroju te komedia Ylli pa emer e M. Sebastian (1989), ku vuri ne spikame brishtesine, poezine dhe ciltersine e intelektualit enderrimtar e te ndrojtur te provinces.

Ne festivalin Kombetar te teatrove profesioniste 1989 u shpall si Aktori me i mire me rolin e Sadush Nezirit te komedia Hija e tjetrit e Ruzhdi Pulahes*. Kesaj radhe operoi me finesse ne shfrytezimin e elementeve te sarkazmes duke i dhene kuptimesi lojes se kontrapunkteve, atyre te fjales dhe atyre te gjestit, midis asaj cka thuhej dhe asaj cka behej.

Po me kete rol, ne Festivalin Teatror Ballkanik te zhvilluar ne Korinth te Greqise, u vleresua si nder aktoret me te mire. Ne vitin 2002 fitoi rishtas cmimin e “Aktorit me te mire” si protagonist ne Festivalin e Aktrimit “Apollon 2002”me rolin e Nokes ne komedine Sa mire beri qe vdiq e Ilir Bezhanit*. Interpretimi i tij, sado qe i kahut grotesk dhe me elemente te farses, ngulmoi ne ravijezimin e nje karakteri te vertete, te besueshem, me menyren e njemendte te te sjellurit prej njeriu dinak, interesaxhi, por jot e lig.

Me 1997, realizoi te paren monodrama ne historine e teatrit profesionit ne Shqiperi, Apologjia e vertete e Sokratit, sipas librit te shkrimtarit grek Kostas Varnalis; ne shtator te atij viti konkurroi p me kete rol si perfaqesues i Teatrit Kombetar ne Festivalin IX Boteror te Teatrit Eksperimental ne Kajro te Egjiptit dhe u vleresua si aktori me i mire duke iu dhene cmimi “Sfinksi i Arte”; po keshtu fitoi cmimin e pare ne Festivalin e Monodrames ne Kiev, Ukraine, 2004.

Roli i Sokratit eshte ndoshta kulmi i tij artistik, ku fuqia interpretuese mberrin ne caqe vertet te lavderueshme dhe realisht konkurruese ne rrafsh nderkombetar. M. Kabashi peson nje transformim te plote psikofizik, plastika e tij paraqitet tejet e perpunuar, e folura gjithashtu, edhe me temperamentin dhe energjine qe ka nderkallur ne fjalen pasionale e ironike te Sokratit realizon nje akuze te forte ndaj tiranise, padrejtesise, korrupsionit, ne suazen e nje sarkazme te pameshirshme, duke i dhene krejt lojes nje qasje te dukshme bashkekohore.

Nje tjeter monodrama interpretoi ai ne vitin 2008, Zoti Ibrahim dhe lulet e Kuranit nga Eric Emannuel Schmitt, ku nxori ne pah, ne trajten e nje dialogu dy vetash, at dhe bir i adoptuar, miresine njerezore, dashurine, tolerancen, urtesine dhe virtytin, perkunder dhunes, egersise, keqkuptimeve doktrinore dhe armiqesive fetare.

Ne vitin 1991, fill pas ndryshimeve rrenjesore qe ngjane ne Shqiperi, dha koncertin poetic recital me titull Per demokracine, i pasur me te tjere te ketij lloji, vecanerisht me ate kushtuar drames se popullit kosovar me 1999, ku, tok me artiste te tjere, zhvilloi nje turne nderkombetar ne 16 shtete me rreth 100 shfaqje. M. Kabashi ka luajtur role te shumta edhe ne disa premier ate Estrades se Durresit*.

Profili i tij krijues eshte pershfaqur me tej gjate interpretimit tem bi 20 roleve ne kinematografi. Shazivari (filmi Koncert ne vitin ’36, 1978), ishte roli qe e vecoi dhe i dha siguri karrieres se tij ne ekran. Te luajturit e belberise se togerit shik e qejfli, pa e kthyer ne qellim me vete, perkundrazi ne voli te ironizmit te tij, u shnderrua nga aktori ne shenje kuptimore me fuqi karakterizuese.

Me rolin e Nikollaqit (filmi Karnavalet, 1980, nderuar me Medaljonin e Festivalit), deshmoi nje permase te re te aktrimit te tij: vec aftesive ne pervijimin plastiko-ritmik te figures, edhe aftesite muzikore ne sensin e perpuqjes se vokalit me lojen sit e tille. Me fare pak fjale dhe me shume veprime mimike e plastike, M. Kabashi i dha forme burleske rolit te asketit Lithan (filmi Kohe e larget, 1983), njeriut tinezar, disi grotesk e teper misterioz, sit e ardhur prej mugujve, ku fshihej e keqja dhe krimi.

Nga realizimet me te bukura te tij ne kinematografi ishte roli i Brahushit (filmi Dora e ngrohte 1983), me te cilin aktori te josh me pershtatshmerine psikofizike ndaj kesi tipash pandreqshem, sherrxhinj e te inkriminuar, qe duan sakaq te mbajne pas vetes edhe njerezit vertet ne gabim, por ne thelb te mire. M. Kabashi eshte gjithashtu nje recitues, konferencier dhe drejtues artistik ne ze ne spektaklet televizive etj. I eshte dhene titulli “Artist i merituar” dhe “Mjeshter i Madh i Skenes”. /aktoretshqiptare.info

Author: admin