Sot është një nga meshkujt më të përfolur në Shqipëri, a e gjeni dot se cili është ky vogëlush?

Bashkimi është një nga konkurrentët më të përfolur të “Për’puthen” këtë sezon dhe ai sërish është në qendër të vëmendjes. Arsyeja për këtë është një foto mjaft simpatike e Bashkimit fëmijë, ku duket qartë se nuk ka ndryshuar shumë.

Fotoja ka qarkulluar ditët e fundit në rrjete dhe në të shihet qartë se Bashkimi vetëm sa është rritur, pasi tiparet e tij kanë mbetur thuajse të njëjta si shumë vite më parë.

Ndërkohë, në “Për’puthen” Bashkimi po vazhdon takimet me Alvisën dhe marrëdhënia e tyre duket se po bëhet gjithnjë e më serioze.

Megjithatë opinionisti Arjan Konomi e ka treguar hapur se nuk ka pëlqim ndaj tyre si çift. Gjatë puntatës së djeshme të programit Arjani u tha atyre se u kënaq duke i parë bashkë në shtëpinë e Bashkimit në Mitrovicë, por se pastaj u kujtua se ata kanë qenë dhe më parë te shtëpia e njëri-tjetrit, e se kjo nuk është ndonjë gjë e madhe.

Author: admin