Sot është dita më e trishtë e jetës sime- u shpreh një mjek. Si doktor, unë kam trajtuar aq shumë gra shtatzëna dhe çdo herë që jam në sallën e lindjes i lutem Zotit t’i bekojë të gjitha nënat kudo që ndodhen.
Dhimbja dhe vështirësitë që kalojnë gratë në sallën e lindjes është e papërshkrueshme dhe kjo nuk përfshin vetëm nëntë muajt e shtatzanisë. Ato kalojnë shumë më tepër për të sjellë në jetë një jetë të re.
Sot jam shumë i trishtuar, sepse gjatë lindjes humba një grua, edhe pse ne lutemi që këto gjëra të mos ndodhin, por ndonjëherë Zoti ka plane të tjera. Pse rasti i kësaj gruaje më trishtoi kaq shumë? Ajo nuk mbetej shtatzënë pas afro 14 vjet martesë. Ne provuam shumë forma dhe metoda deri te fertilizimi in vitro. Ajo grua ka vuajtur shumë…
Së fundi Zoti e bekoi me një shtatzëni. Ishte përtej shkencës dhe diturisë njerëzore. Ajo mbeti shtatzënë pavarësisht faktit që kishte kist ovarianë dhe tumor fibroze. Fibroidi i saj filloi të shkrihej dhe gjithçka ishte në rregull, e di se është Zoti, ai bën gjëra vetëm për të treguar lavdinë dhe madhështinë e Tij.
Pas 9 muajsh, ishte koha, burri i saj e solli atë në spital dhe shpejt lashë gjithçka që po bëja dhe ndoqa pas atë. Pas 7 orësh, ishte aq e dhimbshme dhe e vështirë si barrë saqë vendosëm ta operonim.
Ne e humbëm nënën, por fëmija ishte gjallë. Para se të humbte jetën, ajo e mbajti fëmijën në krahë, buzëqeshi “Zoti është i madh” dhe më pas mbylli sytë.
Unë isha i shkatërruar dhe i trishtuar, shkova t’i jepja lajmin burrit të saj, i cili pasi dëgjoi lajmin, u ligështua shumë, dita e tyre e lumtur sapo u shndërrua në një fatkeqësi. Kemi humbur një jetë vetëm për të sjellë një jetë të re sot.
Ju lutem respektoni gratë sepse kalojnë nëpër luginën e vdekjes për të sjellë jetë të re. Respekto gruan tënde! Mbajtja e fëmijës në bark për 9 muaj nuk është shaka dhe orët e zgjatura dhe të dhimbshme për të lindur fëmijën janë një sakrificë e madhe.
Burrë i dashur, e përsëris, respekto gruan tënde, sepse ajo është dhënësja e jetës. Zoti i ndihmoftë të gjitha gratë shtatzëna.
Mos e injoroni këtë, ndajeni me të tjerët është shumë e rëndësishme sepse gratë në jetën tonë duhet të adhurohen dhe jo poshtërohen. Ju lutem, nëse keni probleme me nënën tuaj dhe nuk e keni telefonuar për një kohë të gjatë, bëjeni tani. Ajo kaloi ferrin për t’ju sjellë në jetë. Tregoni dashuri për grate dhe nënat tuaja!