Sonila Meço ishte e ftuar në emisionin “Ëndërrtjerrësit”, dedikuar personazheve që kanë qenë pjesë e televizionit ndër vite.
Aty ajo ka rrëfyer momentet e saj të para në ekranin shqiptar, por jo vetëm.
Me anë të një klipi ku ishin përmbledhur disa nga momentet e saj në ekran gazetares iu rikujtua edhe puthja me Ramën, që ka ndodhur vite më parë.
Sonila Meço reagoi duke thënë: “Atë puthje nuk e mbaja mend”.
Kujtojmë që Sonila prej vitesh është kundërshtare e ashpër e Ramës, që prej momentit që ai mbylli televizionin ku ajo punonte, Agon Channel.
Si një nga momentet më të bukura profesionale Sonila ndërkohë kujton ngjarjen e 9 janarit, edhe pse ishte një moment i trishtë nga ana njerëzore, pasi disa shqiptarë humbën jetën në ujërat e detit Jon teksa udhëtonin me gomone.
“Top Channel në atë kohë ishte institucion i jashtëzakonshëm. Ne ishim njerëzit e Topit.
Më kujtohen posterat tanë Alban, ishin mbi Akademinë e Arteve.
Ne e bënim bashkë ringun elektoral dhe Dritan Hoxha, gjithmonë novator në ide, pra posterat në Akademinë e Arteve.
Unë do të them ditën që mbaj mend, 9 janarin, që ka qenë ngjarja e trishtë. Atëherë për herë kuptova që i përkas këtij profesioni.
Natyrisht është ngjarje shumë e trishtë, por profesionalisht do e cilësoja moment të bukur”, tha ajo.
Sonila Meço së fundmi është komentuar edhe për opinionet që ajo ka dhënë në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, ku ka qenë e ftuar si opinioniste për disa puntata.