Sonila Meco revoltohet pas perjashtimit te Berishes nga PD: I sherben Rames

Sonila Meco revoltohet pas perjashtimit te Berishes nga PD.

Ajo thote se ky vendim eshte i padrejte dhe i paligjshem.

Sipas gazetares, me kete vendim Lulzim Basha ka percare perfundimisht demokratet.

Meco shprehet se i vetmi qe perfiton nga ky vendim eshte Edi Rama.

POSTIMI

Për Deputetët, që ende nuk e dinë se nuk i ka votuar Kryetari, por shqiptarët militantë a jo.
Nuk besoj se ka ngjarje më të rëndë për një vend demokratik se shkërmoqja e opozitës, pasi janë kapur institucione, shoqëria civile, media e pushtete të tjera.
Se kush ka faj e kush e provokoi këtë situatë, kush e dëshiroi zhbërjen nuk mund të jenë diskutime mbi dy emra, Berisha a Basha.
Por qysh prej se kur ndodhi ngjarja e shpalljes non grata të liderit historik të PD-së jam përpjekur të kuptoj rolin e të zgjedhurve nga populli në atë parti.
Deputetë te Kuvendit, zgjedhur me votën e demokratëve e shqiptarëve edhe jopartiakë, vijojnë që prej datës 9 shtator të mos kërkojnë llogari se përse kryetari i partisë vë veton mbi atë që duhet të ndodhë në Grupin Parlamentar.
Si mundet që një deputet, i cili në parim duhet të mbrojë interesat dhe të drejtat e çdo shqiptari, nuk mbron dot dinjitetin e tij, duke mos ushtruar as të drejtën minimale për të vendosur nëse një koleg i Grupit Parlamentar duhet të jetë, ose jo pjesë e tij në të ardhmen?
Si nuk mund të shprehen përfaqësuesit më të lartë ligjvënës se ç’mendojnë, qoftë edhe kur vendos USA, apo BE?
Po si mundet në tempullin e demokracisë të cënohet kjo e drejtë, pavarësisht arsyeve të kryetarit të partisë (që le të supozojmë se mund të jenë shumë të drejta) dhe si mundet të vërë veto ky kryetar kur është një anëtar i thjeshtë i Grupit Parlamentar?
Ku janë zërat e deputetëve të PD-së si përfaqësues të popullit që i votoi, partiak a jo partiak, për të dhënë mendimin e tyre në këtë kauzë?
Si ka mundësi deputetët, Kryesia e Partisë dhe Kryetari nuk u përballën me bazën, derë më derë, prej disa muajsh nga trokitja e vendimit për Berishën?
Nëse demokratët sot kërkojnë të “zgjidhin” problemin e Selisë, të gjithë shqiptarët sot duhet të kërkojnë më së pakti që Deputetët e tyre, të çdo lloj Partie, të rifitojnë dinjitetin e fjalës së lirë, e të përballjes demokratike me njëri-tjetrin dhe kundershtarët politikë, por mbi të gjitha, të jenë pulsi dhe zëdhënësit e atyre që i kanë zgjedhur.

Author: morevesh