Ish-ministri Ylli Manjani shkruan i keqardhur për mikun e tij Sokol Balla, pas një episodi që ka ndodhur në Amerikë dhe e tregon në Facebook një person i quajtur Muhamet Omari. Ky i fundit ka thënë se në rrugët e “Time Square” e ka dëgjuar gazetarin duke sharë ish-kryeministrin Sali Berisha.
“Nje rastesi me ndodhi sot. Duke ecur ne 42-street ne Time square, ndegjoj nje person pas meje duke folur me ze te larte me objekt bisede Berishen, ai bertiste: ore jemi kunder Berishes, po bejme c’eshte e mundur per ta shkatrruar, kthej kryt per t’pa personin, c’me shohin syte!
Gazetarin e kamufluar komunist te TOP QENEF CANAL Sokol Balla, i veshur me tuta (me kujtoj me stilin e veshjes “garibat” e 97-tes) i shoqruar me nje nuse t’re qe shtynte nje karroce me femij t’vogel. E konfrontova ne moment per ato qe thonte,u habit duke ba me dore si nje pershendetje i zene mat ne “faj”, shkruan Muhamet Omari.
Këtij shkrimi i referohet dhe Ylli Manjani, duke shkruar për mikun e tij Sokol Balla.
“Miku im Sokol Balla nuk më çudit, por më bën të ndjehem i keqardhur. Për fat të keq gazetaria e ka humbur profesionistit Sokol Balla. Nuk më çudit aspak gjuha e përdorur nga Kolo përgjatë atij episodi që rrëfen Muhamet Omari, por një gjë më bën përshtypje: ç’nevojë kishte dhe, ende paska, pushteti të harxhojë qimet e kokës për t’u marrë me Berishën, i cili vetë e kishte hequr fishën?!
Sinqerisht, budallëk më të madh politik sesa ky, nuk ka bërë kurrë më parë Edi Rama!? E bënë Saliun, jo thjesht edhe njëherë kryetat të PD, por legjendë tani në pleqni! Shumë e çuditshme! Nejse, po Kol Ballës miqsisht i them ta lërë gazetarinë sepse nuk e ka më besueshmërinë e nevojshme. Ai është në të vërtetë një shef kabineti perfekt i Edi Ramës. Dhe kur të jetë larguar Edi Rama nga politika, Kolin prap mik do ta kem, po aq sa edhe sot”, shkruan Manjani.
Për këtë lajm ka reaguar dhe vetë pak minuta më parë gazetari Balla.
“Qimi.net paska zbulu aksidentalisht qe une qenkam kunder Saliut. Po qe qenkam ne krye te komplotit, me para kunder tij? Kjo eshte beteje qe e kemi humb me Berin e qimistat. Ata bene Revolucion Foltore me para nga aksidentet. Aksidentet industriale sigurisht”, shkruan Sokol Balla.