Sokol Balla është larguar nga televizioni News 24 në pronësi të Irfan Hysenbelliut.
Emisioni i tij “Real Story”, nuk do të transmetohet më në këtë ekran. Emisioni i fundit i Ballës në News24, ishte një intervistë me Agron Gjekmarkajn.
Balla nisi transmetimin e emisionit të tij në këtë ekran në vitin 2019, pas mbylljes së beftë të emisioneve “Të Paekspozuarit” dhe “A Show”, që tashmë transmetohen respektivisht në MCN TV dhe Syri TV.
Ende nuk dihet në cilin ekran do të shfaqet Sokol Balla pas largimit nga News 24, ndërkohë që Hysenbelliut do t’i duhet të gjejë zëvendësuesin e Ballës, tashmë që televizioni i ka mbetur pa emision politik në mbrëmje.