Të gjithë ne dashurojmë të dërgojmë mesazhe të shpejta! Mesazhet e shkurtra mund të tregojnë dashurinë tonë të pavdekshme. Ato mund të përmbajnë përkushtimin në rritje për dikë, por edhe dëshirën e madhe për të pasur takimin e parë sa më shpejt.
Gjithsesi, keto sms mos i dergoni me mire.
Mesazhi i frikshëm 1: “Nuk mund të ndaloj së menduari për ty.”
Ky mesazh është shumë i mirë, në rast se keni disa javë që takoheni, por edhe në këtë rast, mendohuni mirë para se ta nisni dhe përdoreni këtë mesazh sa më rrallë. Por kur jeni ende pa u takuar, ose sapo keni konsumuar takimin e parë të zemrës, një mesazh i tillë është shumë frikësues. Ai mund të mendojë se jeni ngjitëse, se nuk keni ndër mend ta lini të vijojë jetën e tij, se kërkoni vëmendjen e tij në çdo çast.
Në fillim të një marrëdhënieje romantike, meshkujt janë shumë të alarmuar nga vajzat ngjitëse. Dhe nëse mesazhi yt është ngjitës që në fillim, ai ka gjasa që të largohet menjëherë. Unë besoj se dërgimi i një mesazhi pas takimit të parë, pikërisht në kohën kur po shkoni të flini, është gjithmonë gjë e mirë, për të mos thënë e domosdoshme. Por një mesazh tipik i mirë në këtë rast mund të jetë: “Kalova me të vërtetë një natë shumë të këndshme me ty dhe do të më pëlqente të dilnim sërish”. Kjo mund të pasohet nga mosdërgimi i mesazheve për disa ditë, për të mos treguar as interes të madh dhe as mungesë interesi, por thjesht për ta lënë lidhjen të qetësohet, në mënyrë që edhe dëshira të rikthehet me forcë pas disa ditësh.
Duke i bërë gjërat në këtë mënyrë, pas takimit tuaj të parë ai ka krijuar një përshtypje pozitive për ty, por gjithashtu ti ia ke bërë të qartë se ke jetën tënde. Ai vetë e kupton se mund të vijojë jetën e vet dhe se lidhja me ty do të jetë një gjë e mirë shtesë, për të cilën nuk ka pse të sakrifikojë asgjë.
Mesazhi i frikshëm 2: “Duhet të flasim.”
Një mesazh është një lloj “vrasësi” për lidhjen dhe nuk ka rëndësi nëse e dërgoni në mëngjes apo në mesnatë. Një mesazh i tillë është më shumë një qortim, një tërheqje vëmendjeje për diçka shumë të gabuar që ka bërë ai. Dhe për më tepër, ai do të duhet të marrë me mend se çfarë ka bërë ose çfarë ka ndodhur që të ka mërzitur, për shkak se ju nuk jepni shpjegime.
E di që një vajzë mund të dërgojë një mesazh të tillë në përpjekje për ta nxjerrë jashtë loje një djalë ose për të krijuar tek ai ndjenjën e një shqetësimi urgjent, kur ajo ndihet e mërzitur. Por ka gjasa që ai do ta shohë një mesazh të tillë thjesht si një kurth dhe burim të një frustrimi para se të mësojë se për çfarë bëhet fjalë realisht.
Pra, nëse ke nevojë të krijosh situatën “ne duhet të flasim” me dikë, thjesht merre në telefon dhe thuaji se çfarë nuk shkon, ose lëri një mesazh zanor nëse ai nuk e ngre telefonin. Dërgimi i një mesazhi është thjesht një torturë për të dhe as nuk do ta zgjidhë problemin tuaj.
Mesazhi i frikshëm 3: “OK”
Unë dashuroj të dërgoj mesazhe dhe në disa raste, mesazhet e mia bëhen tregime të shkurtra, ku përshkruhet pothuajse çdo gjë që më ndodh gjatë ditës. Por nëse dikush më përgjigjet me vetëm dy germa, atëherë duket sikur personi në fjalë nuk është fare i interesuar për mua.
Mesazhi i frikshëm 4: “Sapo pashë këpucët më të bukura në botë.”
Ky mesazh mund të jetë shqetësues për një djalë në dy mënyra të ndryshme. E para, ai mund ta marrë këtë si një kërkesë për para për të paguar këto këpucët e bukura, ose ai mund të mendojë se po ecën drejt “zonës së miqve” me ju në vend që të mendojë në rolin e të dashurit. Mesazhet rastësore mbi çështje materiale mund të ngjajnë si komplote për ta bërë një mashkull të mendojë se kërkoni që ai t’ju blejë diçka. Burrat duan që gratë të jenë të drejtpërdrejta për atë që kërkojnë, dhe ato do të pëlqenin më shumë t’ju dëgjonin të thoshit “dua të m’i bësh dhuratë këto këpucë”, dhe natyrisht do të ishte më mirë që një kërkesë e tillë të bëhej ballë për ballë, jo me mesazh.
Mesazhi i frikshëm 5: Çdo mesazh që fillon me fjalët “mamaja ime tha se ne duhet të…”
Nëse ke probleme të rëndësishme jete, dashurie apo marrëdhënieje për të zgjidhur, t’i dërgosh mesazh atij për të thënë se mamaja jote i ka zgjidhur të gjitha problemet duke zgjedhur lëvizjen e ardhshme në jetët tuaja… epo, na vjen keq ta themi, por ai ka shumë pak gjasa ta pëlqejë diçka të tillë. Një mashkull dëshiron të dijë se ju të dy do të merreni me ulje-ngritjet e jetës së bashku dhe megjithëse ai e di se prindërit mund të jenë këshilltarë të çmuar, dëshiron gjithashtu të dijë se ka një kufi që nuk do të kapërcehet kur vjen fjala për të folur rreth problemeve të marrëdhënieve tuaja me mamanë apo babanë tuaj. Duhet të përcaktoni mirë kufirin mbi çfarë mund të flitet nga marrëdhënia juaj me të tjerët dhe çfarë duhet të mbetet ngushtësisht mes jush.
Mesazhi i frikshëm 6: “Sapo u takova/fola rastësisht me ish të dashurin tim.”
E shkuara ka një mënyrë shumë të keqe të rishfaqjes, shpesh në momentin më të gabuar dhe për shkak se jetët e kaq shumë njerëzve janë transferuar në internet, nuk është shumë e pazakontë që t’ju dalin në “Facebook” ish-ët. Sigurohu që çdo problem me ish-in të jetë jashtë jetës tënde, në mënyrë që e shkuara të mos kthehet në një forcë helmuese për mundësitë e tua për lumturi. Lëri dashuritë e vjetra të ikin e mos përmend asnjë prej tyre kurrë.