“S’mbulohet dielli me shoshë”/ Hakerat iranianë nxjerrin të dhënat e Metës dhe 10 ish-këshilltarëve

Hakerat iranianë të grupit “Homeland Justice” kanë sulmuar edhe serverat e Presidencës shqiptare.



Rreth 2 GB të dhëna që besohet të jenë vjedhur nga databaza e faqes së Presidencës janë publikuar prej hakerave në kanalin “Telegram”.

Mes të dhënave janë dhjetra e-maile të marra nga posta elektronike, jo vetëm e ish-presidentit Ilir Meta, por edhe këshilltarëve të tij si Anna Maria Vasili, Jetmir Hyseni, Andi Hasani, Flamur Gashi, Ylli Asllani, Ilda Zhulali, Anjeza Burnazi, Arben Çiçi, Bledar Dervishaj dhe Albana Veizi.

Një pjesë e madhe e këtij informacioni ka të bëjë me organizime eventesh të ndryshme, ftesa dhe njoftime.

Dokumentat e publikuar hakerat i kanë shoqëruar edhe me një mesazh lidhur me korrupsionin dhe sjelljen e pushtetarëve me qytetarët në vendin tonë.



“Nuk mbulohet dielli me shoshë! Ha me ujqërit dhe qan me delet. Njerëzit nuk tallen më nga socializmi demokratik. Boll me korrupsionin!,”-shkruhet në mesazhin anglisht.

Nuk dihet se në cilën kohë është realizuar ky sulm, duke marrë parasysh se Meta ka disa muaj tashmë që nuk është më në krye të shtetit.

Author: morevesh