‘Skifterat’ me atlete në duar! Publikohet VIDEO e vjedhjes së shtëpisë së kreut të SPAK

Mbrëmjen e 2 gushtit 2021, shtëpia e kreut të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Arben Kraja ka rënë pre e grabitësve. Lajmi i publikuar nga “Albanian Post”, të cilët shkruanin se vila në Gjirin e Lalëzit, ishte vjedhur dhe dëmtuar nga disa hajdutë, u mohua kategorikisht nga vetë Kraja. Por Media online “5 pyetjet”, sot ka publikuar videon ekskluzive të vjedhjes së shtëpisë së Krajës në Gjirin e Lalëzit.

Videoja është shumë e qartë dhe në të duket qartë i gjithë momenti, kur dy persona hyjnë në oborrin e shtëpisë së Krajës. Ora kur ata futen në godinë, është 01:27 e mëngjesit, ndërsa pas 12 minutash, me atlete në duar, ndoshta për të mos bërë asnjë zhurmë, kanë dalë nga shtëpia e Krajës dhe janë rikthyer sërish në orën 01:40.

Të veshur me kostum sportive, e me maskë anti-COVID në fytyrë e me kapele në kokë, ata rrinë gjatë në rrugë, derisa vendosin të rikthehen brenda banesës. Ndërkohë që krah tyre, dallohet qartë mjeti i kreut të SPAK, që mohoi kategorikisht të kishte ndodhur grabitja. Tani ngjarja ngre shumë pikëpyetje të tjera, pse nuk e denoncoi Kraja grabitjen e ndodhur? E mbi të gjitha pse gënjeu publikisht para të gjithëve? Do mbajë ndonjë përgjegjësi për të?

Author: morevesh