Pedagogu Artan Fuga ka hapur sërish diskutimin lidhur me portretet e ndryshme të Skënderbeut që kemi sot dhe ngjashmërinë e tyre me imazhin e vërtetë të Heroit tonë Kombëtar.
Duke publikuar një pikturë, për të cilën ka dyshime se mund të jetë e realizuar nga piktori i famshëm Rebrandt, Fuga propozon që ky imazh të përdoret edhe në zyrat. “Më në fund një portret njerëzor. Më në fund një portret pa hundën si zhgabonjë. Më në fund një portert me pamje njerëzore”, shkruan ndër të tjera Fuga.
Postimi i plotë
Këtë portret të mrekullueshëm të Gjergj Kastriotit më dërgoi sot në mëngjes gazetari dhe miku im Roland Qafoku. Eshtë portret i themeluesit të kombit shqiptar me gjasa se është bërë nga Rembrandi. Më pëlqen pa masë jo vetëm sepse dalloj atje ngjyrat e ngrohta të piktorit të madh, lojën me dritë – hijet, format njerëzore, detajet e nxjerra në pah, por edhe për arsyet e mia: Më në fund një portret civil i Gjergjit si mendimtar dhe shtetar. Përpara se të lëvrinte shpatën Gjergji i Madh lëvrinte mendime të larta në kokën e tij! Më në fund një portret njerëzor. Më në fund një portret pa hundën si zhgabonjë. Më në fund një portert me pamje njerëzore.
Më në fund i zbritur nga kali sepse në monumentet tona marrin tmerr kalamajtë se nuk dallojnë dot kalorësin nga kali, sikur flinte mbi kalë!!!
Më në fund pa shpatë në dorë dhe pa urrejtje në sy sepse e paraqesin sikur të kishte pulsione vrasëse, e paraqesin si vrasës recidivist, si hero pozitiv.
O Zot duhet një Rembrand që të na heqi skorjet nga koka!
Këtë të varim në mure zyrash o “derra”!