Skena të nxehta si këto në videon që do të shihni, e shkëputur nga “Big Brother VIP” rrallë keni parë në një reality show.
Është Monika Lubonja që lëshohet nën tigujt e Joe Cocker “You can leave your hat on” në një kërcim të nxehtë brenda në vaskë, teksa flak tutje veshjen dhe ulet në gjunjë përmbi Arjolën.
Kjo e fundit sapo i kishte derdhur mbi fytyrë lëngun e shampanjës, që siç duket ka bërë efekt shpejt.
Monika Lubonja është një nga këshilltaret e kryebashkiakut të Tiranës, Erjon Veliajt, ndërsa Arjola Demiri një socialiste e orëve të fundit është emëruar si Drejtoreshë e Pallatit të Kulturës së Tropojës.
Vajzat kanë ngritur temperaturat dhe Big Brother nuk ia ka ndarë sytë lojës së tyre për asnjë sekondë, duke publikuar menjëherë videot në rrjetet sociale.