Kur luftimet vazhdonë të jenë të ashpra në terren, dalin edhe skenaret e mundshme se me kë do ta zëvendësojë Putin, presidentin ukrainas Zelenskyy.
Sipas mediave ruse dhe atyre ne Twitter Putin dëshiron të rikthejë Viktor Yanukovych si president të Ukrainës.
Yanukovych dyshohet se është në Minsk (kryeqyteti i Bjellorusisë) dhe Kremlini po përgatit një operacion për të zëvendësuar Zelensky me ish-presidentin e rrëzuar nga Revolucioni EuroMaidan në 2014, sipas burimeve të Ukrainska Pravda.
Vetë Zelensky tani ka refuzuar çdo lloj skenari për largimin nga vendi, apo braktisjen e detyrës së tij.