Dalja në nominim së bashku, e ka afruar më shumë Oltën me Kiarën ditët e fundit. Ditën e sotme, Olta nisi ta ngacmojë Kiarën duke i thënë se ajo nuk di të vishet dhe sipas saj, nuk di të mbajë një burrë.
Sipas Oltës, një vajzë që nuk di të ndezë lavatriçen, nuk di të mbajë një burrë. Ndonëse biseda u bë në formën e shakasë, Kiara nuk e mori aspak për keq, por nisi të qeshte bashkë me Oltën.
Teksa po luanin dhe po ngacmoheshin me njëra-tjetrën, Olta e puthi dhe e përqafoi Kiarën. Ajo madje i tha asaj se bashkë do shkojnë me pushime në Spanjë, pasi nuk rri dot pa të.