Prokuroria u ka dhënë mbrëmë një mesazh të fortë ‘peshkaqenëve’ të ndërtimeve të biznesmenëve të tjerë, të cilët kanë korruptuar zyrtarët publikë dhe gjyqtarë, për të ngritur kulla pa leje buzë detit në Sarandë.
Mesanatën e mbrëmshme është arrestuar shefja e IKMT-së në Sarandë Romina Pulaj, pasi kishte lejuar ndërtimin e një pallati të paligjshëm në Sarandë, me 7 kate.
Operacioni për arrestimin e shefes së IKMT-së Sarandë është kryer nga komisariati i policisë dhe prokuroria e qytetit, e cila kishte lëshuar një mandat arresti për Romina Pulaj dhe biznesmenit, Tando Papuçi.
Në momentin kur policia ka hyrë në banesë, zyrtarja e PS-së, Romina Pulaj, mësohet se ishte në shtrat me Martin Arapin, vartësin e saj në IKMT-në Sarandë, me të cilin kishte krijuar një lidhje pasioni.
Pulaj dhe dashnori i saj duket se kanë bashkëpunuar me mafien e ndërtimit. Prokuroria ka kërkuar arrestimin edhe të biznesmenit Tando Papuçi, i cili duket se është informuar paraprakisht, duke u fshehur.
Biznesmeni mësohet se fshihet pas pallatit pa leje. Operacioni është një mesazh për mafien e ndërtimin Kolë Noku.
Oligarku i ndërtimit Kolë Noku, me anë të kompanisë, Noku O-S 2008, ka aplikuar për një lejë ndërtimi për një pallat me 5 kate në Bashkinë e Sarandës.
Për çdo leje ndërtimi ka një afat të caktuar për ta zhvilluar. Ky afat ka kaluar dhe Noku nuk kishte nisur ndërtimin. Në përfundim të afatit, Kolë Noku ka kërkuar që një tjetër leje për pallat me 9 kate.
Bashkia e Sarandës e ka refuzuar pasi nuk kishte zhvilluar lejen e parë. Në këtë aferë është implikuar edhe një gjyqtar i Gjykatës Administrative të Gjirokastrës, i cili ka vendosur të rrëzojë Bashkinë e Sarandës, duke i miratuar lejen në kundërshtim me ligjin. Në këto kushte, Kolë Noku ka vendosur skelat, duke vijuar ndërtimin e pallatit.(Pamfleti