Pastruesit në rajonin e Venetos janë bashkuar me Departamentin e Mjedisit, Arpav dhe menaxherët. Çdo javë merren kampionet e ujit per kontroll ndaj Covid 19, ku këtë herë janë gjetur shenja te variantin “Omicron” në 80% të ekzaminimeve
Varianti Omicron u gjet edhe në ujërat e zeza të qyteteve të mëdha, Veneto. Të dhënat u raportuan nga Dr. Francesca Russo, drejtoreshë e Shërbimit Rajonal të Parandalimit dhe janë pjesë e monitorimit më të fundit në lidhje me tre javët qendrore të dhjetorit, të kryer mbi bazën e udhezimeve të Bashkimit Evropian.
“Çdo javë merren kampionë dhe kërkohet virusi -shpjegon Dr.Russo- Javët e fundit kemi bërë edhe sekuencën e llojit të virusit që gjendet. Në testin e fundit janë krahasuar mostrat trejavore, nga 5. Dhjetor deri atëherë dhe, në javën 5-11 dhjetor, ne ishim i vetmi rajon që gjetëm Omicron.
Të pranishme në 80 përqind të ekzaminimeve të renditura nga impiantet kryesore të pastrimit të Rajonit (kryesisht në Verona, Padova, Vicenza, Treviso dhe Venecia), mostrat e marra çdo javë, sipas Dr. Francesca Russo, “përfaqësojnë një pamje të zhvillimit e perhapjes të këtij varianti”.