Linda Karçanaj drejtore e AKSH-it ka reaguar në emisionin “Opinion” në lidhje me skandalin e publikimin pagave të mbi 630 mijë qytetarëve shqiptarë.
Ajo në reagimin e saj shkruan se E-Albania dhe AKSH nuk kanë lidhje aspak me databasen e publikuar, pasi nuk menazhojnë sistemin digjital të tatimevee.
“Jam Linda Karcanaj drejtore e AKSH.It. Ju lutem te përcillni mesazh per panelin tuaj. Po per ne respekt te shikuesve.
E-albania dhe Akshi eshte me certifikat nderkombetare ISO 27001 per sigurine e Informacionit dhe ISO 9001 per Menaxhimin e informacionit.
Kjo qe ka ndodhur nuk ka asnje lidhje te AKSHI-in, i cili nuk menaxhon sistemin dixhital. Por nga analizat e deritanishme kjo nuk duket te ketë asnje lidhje as me kompanine austriake e cila bashke me nje kompani shqiptare, prej me shume se sa tete vjetesh kane krijuar dhe menaxhojne sistemin e tatimeve. Kjo ngjarja duket një keqpërdorim i aksesit në sistem nga individë të ngjashëm me ata që kryejnë krime të kësaj natyre,”thuhet ndër tëë tjera në sqarim.