Skandali i pagave, eksperti: S’ka hakerim, në janar mund të dalë një databazë tjetër

Eksperti i IT-së, Gentian Progni ka deklaruar se në janar mund të dalë një databazë tjetër me të dhënat e qytetarëve shqiptarë. I ftuar në studion e ABC Live, duke diskutuar skandalin Progni tha se e-Albania duhet të ishte mbyllur, pasi dëmi i publikimit të këtyre të dhënave sensitive është shumë e rëndë.

“Duhet të ishte mbyllur e-Albania. Në janar mund të dalë një databazë tjetër të dhënash. Me të dhënat që kanë dalë mund të hapen profile false”, tha eksperti.

Është nga brenda, kryqëzimi i të dhënave nuk bëhet nga jashtë”, tha ai, duke shtuar se drejtoresha e AKSH-it duhet të ishte dorëhequr.

Progni përjashton mundësinë e ndonjë hakerimi, pasi sipas tij të dhënat dolën nga brenda, nga persona që kanë akses.

 

 

Author: morevesh