Në fshehtësi të plotë me objektivin e qartë për trukimin e zgjedhjeve të FSHF-së, presidenti Armando Duka ka zgjedhur në mënyrë jo legjitime delegatët dhe kryetarin e shoqatës rajonale të Durrësit.
Burime për Gazetën TemA kanë bërë me dije se i gjithë proçesi është zhvilluar në mënyrë skandaloze dhe të diregjuar drejtëpërdrejt nga Armand Duka, i cili ka zgjedhur në krye të kësaj shoqate njërezit që janë paguar dhe paguhen ende prej tij.
Në krye të shoqatës rajonale të Durrësit pa njoftuar askënd Armando Duka ka emëruar si kryetar vartësin e tij Mikel Furxhi, i njëjti person që ka qenë dhe më parë dhe që paguhet nga Federata Shqiptare e Futbollit.
Një zgjedhje skandaloze që bëhet në një kohë kur ende nuk është shpallur data e zgjedhjeve për FSHF-në, ndërkohë që Duka ka nisur të caktojë votuesit që do japin votën për të.
Burime për Gazetën TemA nga bën me dije se përveç Mikel Furxhiut që është emëruar kryetar shoqate për Durrësin thellimi i skandalit është tek caktimi i delegatëve ku si sekretar është baxhanaku i Furxhiut.
Ndërkohë si delegate është zgjedhur edhe Fundim Dollaku, i cili në zgjedhjet e vitit 2018 ka qenë përfaqësues i Adës së Velipojës.
Gjithashtu, drejtori teknik i Shijakut ka fallsifikuar firmen e kryetarit te bashkise dhe ka marrë mandat përfaqesimi të Shijakut.
Një manipulim monstruoz që bëhet në sy të të gjithëve nga Duka që pas 20 viteve synon me çdo mënyrë trukimi të vijojë mbretërimin e tij në krye të FSHF-së.