Një skandal i madh ka ndodhur në ndeshjen e kampionatit serb mes Yllit të Kuq dhe Partizanit të Beogradit, ku tifozët vendas kanë shpalosur një koreografi me varre në ngjyrat e flamurit të Ukrainës.
Ky veprim i serbëve vjen pasi një ditë më parë Presidenti Aleksandër Vuçiç njoftoi se Serbia nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë.
Ky veprim i tifozëve pritet të ndëshkohet ashpër nga UEFA, me klubin e Yllit të Kuq që përveç gjobës së majme, mund të ketë edhe ndonjë përjashtim nga garat europiane.