Skandal/ Kush është lojtari kryesor i PSG-së që erdhi i dehur në stërvitje para ndeshjes me Bayernin?

Gazetari Romain Molina zbuloi një detaj në klubin e PSG.



Sipas Molinës, të hënën, dy ditë para ndeshjes ndaj Bayernit, një nga lojtarët kryesorë të PSG-së ka ardhur në stërvitje i dehur duke festuar në një klub nate.

“Lojtari që ishte në formacionin fillestar në Allianz Arena ishte i dehur mëngjesin e së hënës. Ai u largua nga disko vetëm në orën 6 të mëngjesit, dy ditë para ndeshjes”, tha Molina, fjalët e së cilit i transmeton portali Goal. Megjithatë, ai nuk e përmendi emrin e lojtarit.

Formacioni fillestar i PSG-së në Mynih ishte: Donnarumma, Marquinhos, Ramos, Danilo, Hakimi, Mendes, Verratti, Ruiz, Ferreira, Mbappe, Messi.



 

Author: morevesh