Kush do e kishte menduar se Efi dhe Kiara nga dy mikesha do riktheheshin në dy “rivale” që kanë ndarë jo vetëm shtëpinë e “Big Brother” por edhe shikuesit në dy pjesë.
Ata që mbështesin Kiarën dhe ata që mbështesin Efin. Mes dy zjarreve në këtë situatë është Luizi i cili nuk ka asnjë informacion nga jashtë prej 100 ditëve dhe nuk ia ka idenë pse ato të dyja janë përfshirë në një debat kaq të ashpër. Edhe pse u ka kërkuar të dyjave mos ta vazhdojnë më këtë debat, asnjëra nuk e ka dëgjuar.
Edhe personazhet publike janë përfshirë në këtë diskutim duke dhënë opinionet e tyre. Dhe nuk ka munguar një reagim në mediat sociale as nga Mozzik.
Ky i fundit i ka dalë në mbrojtje Efit. Duke publikuar një foto të saj në Instastory, Mozzik shkruan: “Meriton përkrahjen time dhe të secilit nga ne. Go Efi!”
Kujtojmë se pas daljes nga “Big Brother”, Efi ishte protagoniste e videoklipit të Mozzik “Fatkeqësi”.