Bledi Mane, një nga banorët e rinj që iu bashkua shtëpisë së “Big Brother Vip” prime-in e së martës duket se ka si mision të trazojë ujërat brenda formatit dhe po ia arrin me sukses.
Së fundmi në një bisedë me banorët e tjerë, ai është shprehur se sipas tij në shtëpinë e “BBV” janë dy “Luiz”. Një ai, i vërteti dhe Olta Gixhari.
Sipas tij aktorja është versioni femër i Luizit.
“Dy Luiz i kemi, një Luizi femër (duke iu drejtuar Oltës) dhe Luizi mashkull. E kam thënë që ditën e parë, motra dhe vëllai siamez,” tha Bledi.
Në tryezë ndodhej edhe Olta e cila nuk e kurseu një përgjigje.
“Po unë nuk imitoj Luizin. Mund të kem ngjashmëri sipas opinionit tënd, po unë nuk imitoj Luizin?”
Në këtë diskutim ka ndërhyrë edhe Armaldo Kllogjeri, i cili e ka “akuzuar” Manen se po jep një informacion nga jashtë.